JEMEN- Izraeli njoftoi se ka bombarduar objektivat e grupeve Houthi në Jemen këtë të diel, duke zgjeruar konfrontimin e tij me aleatët e Iranit në rajon. Sulmet ajrore shënjestruan portin Hodeidah të Jemenit si përgjigje e goditjeve me raketa që Houthi ka bërë ndaj Izraelit ditët e fundit. Ky zhvillim ka shtuar frikën se luftimet në Lindjen e Mesme mund të dalin jashtë kontrollit dhe të tërheqin në konflikt Iranin dhe aleatin kryesor të Izrael.
Ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Houthi tha se të paktën 4 persona u vranë dhe 29 u plagosën nga sulmet izraelite. Sulmet ndodhën teksa Izraeli goditi më shumë objektiva në Liban, ku bombardimet e intensifikuara prej dy javësh kanë vrarë një varg liderësh të lartë të Hezbollahut dhe kanë dëbuar qindra mijëra njerëz nga shtëpitë e tyre. Izraeli u zotua këtë të diel të vazhdojë sulmin e tij.
Dronët izraelitë fluturuan mbi Bejrut gjatë natës dhe për pjesën më të madhe të së dielës shpërthimet e forta të sulmeve të reja ajrore jehuan rreth kryeqytetit libanez. Hezbollahu dhe Izraeli kishin shkëmbyer raketa nga përtej kufirit që nga fillimi i luftës në Gaza, e cila u shkaktua nga sulmi i 7 tetorit nga militantët e Hamasit.
Huthët e Jemenit kishin nisur sulme sporadike ndaj Izraelit gjatë gjithë asaj kohe, madje duke ndërprerë transportin në Detin e Kuq. Izraeli i shtoi me shpejtësi sulmet e tij ndaj Hezbollahut dy javë më parë me qëllim për t’i bërë zonat veriore të sigurta për banorët që të kthehen në shtëpitë e tyre, duke vrarë shumë nga lidershipi i grupit. Ministri i mbrojtjes i Izraelit tha se tani po diskutohet për zgjerimin e ofensivës.
Vdekja e Nasrallah i dha një goditje veçanërisht të rëndësishme grupit të cilin ai e drejtoi për 32 vjet. Irani tha se vdekja e tij do të shpagohej. Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar një zgjidhje diplomatike të konfliktit në Liban, por gjithashtu kanë autorizuar ushtrinë e tyre të përforcohet në rajon në shenjë të shqetësimit në rritje.
Δεξαμενές πετρελαίου στο λιμάνι Ras Isa στη δυτική #Yemen εκρήγνυνται, μετά από πολλές ισραηλινές αεροπορικές επιδρομές εναντίον του λιμανιού και των γύρω εγκαταστάσεων. Μαζί και ανατινάξεις σε αποθήκες όπλων. Αυτή είναι η ''αρχή'' του πολέμου. Θα συνεχίσει μέχρι να καταστραφεί… pic.twitter.com/EYe42L1Fcv
— Aggelos Chorianopoulos 𝕏 (@aggelos210) September 29, 2024