Pacolli paralajmëron padi për analistin Arjan Curri, thotë se familja e tij po vuan pas deklaratave për vrasjen e Liridonës

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behxhet Pacolli ka reaguar ashpër ndaj analistit nga Shqipëria, Arjan Curri, i cili para disa ditësh ka dhënë disa komente mbi vrasjen e Liridona Ademaj-Murseli.

Curri gjatë një emisioni në Shqipëri kishte thënë se janë disa dyshime që Naim Murseli, bashkëshorti i Liridonës, mund të ketë qenë në një lidhje jashtëmartesore me një burrë.

Gjithashtu, ai kishte parashtruar disa pikëpyetje se pse Behgjet Pacolli nuk ka qenë në varrimin e Liridonës, transmeton Telegrafi.

Për këto komente të tij, ka reaguar ashpër Pacolli, i cili ka thënë se deklaratat e tij kanë tentuar të poshtërojnë integritetin e familjes së tij.

“Pas një udhëtimi të gjatë, vura re një grumbull lajmesh dhe opinionesh të ndara kohët e fundit. Gjithashtu kam vënë re se disa individë, me qëllime të këqija, me shpifje dhe deklarata të pasakta të shfaqura në TV, tentuan të më shantazhojnë dhe të kontaminojnë emrin tim dhe të poshtërojnë integritetin e familjes sime”, thekson ai.

Pacolli, po ashtu thotë se djali i tij, është bërë objekt bullzmi nga miqtë e tij.

Në reagimin e tij, ai po ashtu paralajmëron padi për ata që u kanë shkaktuar vuajtje familjes së tij.

“Ju zoti Arjan Curri që nisët këtë akt të shëmtuar me shpifjet dhe gënjeshtrat tuaja nuk keni të drejtë t’i shkaktoni vuajtje familjes sime, veçanërisht djalit tim të vogël, i cili tani është bërë objekt bullzmit të vazhdueshëm, nga miqtë e tij për shkak të deklaratave të juaja false dhe mashtruese. Zotëri, unë nuk ndaj vlerat tuaja, unë kam një familje me tradita të forta dhe do të punoj për të ju sjellur para përgjegjësisë për krejt këto vuajtje që i shkaktuat fëmijëve dhe familjes sime”, thotë mes tjerash ai.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here