Osmani: Populli i Kosovës i bashkohet miliona njerëzve në zi për vdekjen e Papës – një zë i drejtësisë në kohën tonë

Presidentja Vjosa Osmsni tha se populli i Kosovës bashkohet në zinë për vdekjen e Papa Françeskut, duke shkruar në një postim në X:

“Populli i Republikës së Kosovës i bashkohet miliona njerëzve anembanë botës në zi për ndarjen nga jeta të Shenjtërisë së Tij, Papa Françesku – një zë i dhembshurisë, përulësisë dhe drejtësisë në kohën tonë”.

Osmani tha se “trashëgimia e tij do të jetojë në në jetët e panumërta që ai preku”.

“Ne qëndrojmë përkrah të gjithë atyre që e çojnë përpara mesazhin e tij të qëndrueshëm të shpresës, paqes dhe dinjitetit njerëzor”, shkroi ajo.

Kreu i Kishës Katolike vdiq në moshën 88 vjeçare pas disa problemeve shëndetësore.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here