Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim me kancelarin gjerman Friedrich Merz gjatë Samitit të Liderëve të Komunitetit Politik Evropian (EPC), i cili po mbahet në Tiranë.
Përmes një postimi në rrjetin social X, Osmani theksoi rëndësinë e mbështetjes që Gjermania i ka dhënë Kosovës ndër vite.
“Gjermania ka qenë gjithmonë pranë Kosovës, si mike, partnere dhe aleate e qëndrueshme”, ka shkruar Osmani.
Ajo ka vlerësuar takimin me kancelarin Merz si një mundësi për të thelluar bashkëpunimin dypalësh dhe ka shprehur gatishmërinë për të punuar bashkë drejt një të ardhmeje të përbashkët evropiane.
Presidentja Osmani ndodhet në Tiranë në kuadër të Samitit të EPC-së, ku liderë të vendeve evropiane po diskutojnë çështje të rëndësishme të sigurisë, integrimit dhe bashkëpunimit rajonal.
Germany has long stood by Kosovo, as a friend, a partner, and a steadfast ally.
It was a pleasure to meet @Bundeskanzler Merz in Tirana during the EPC Leaders’ Summit.
I look forward to working with the Chancellor to strengthen our partnership as we work together toward a… pic.twitter.com/t19RkcSo3j
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) May 17, 2025