Osmani: Kosova nuk është e izoluar nga partnerët strategjikë

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e cila qëndron këto ditë në Berlin në një intervistë për DW flet lidhur me raportet aktuale ndërkombëtare të Kosovës, procesin e dialogut dhe krijimin e mazhorancës për qeverinë.

ka synuar Serbia, e di çfarë ka synuar.

DW: Por as ju me siguri, nuk jeni e hapur të flisni për këto…

Vjosa Osmani: Po këto janë çështje, të cilat janë të rregulluara me ligj dhe kur informacionet janë të klasifikuara, ne e kemi për detyrë. Natyrisht unë si presidente kam të drejtë të deklasifikoj informacione, mirëpo mendoj që nuk është e drejtë që t’ia vështirësojmë punën institucioneve tona të sigurisë. Ato duhet të vazhdojnë të mbledhin informata, ato duhet të vazhdojnë të jenë të gatshëm që të na informojnë neve si institucione, por edhe aleatët tanë në mënyrë që të parandalojmë çdo tendencë destabilizuese të Serbisë.

DW: Megjithatë, kur jemi tek raportet me Serbinë, Bashkimi Europian, Shtetet e Bashkuara, të gjithë kanë kërkuar vazhdimin e dialogut edhe arritjen e një marrëveshjeje. Mendoni se vërtetë është e mundur arritja e marrëveshjes me Serbinë në këtë konstelacion forcash politike?

Vjosa Osmani: Në Kosovë, forcat politike në Kosovë nuk kanë qenë kurrë pengesa për një marrëveshje gjithëpërfshirëse, e cila fokusohet në njohje të ndërsjelltë. Pra, kurrë problemi nuk ka qenë në Kosovë. Pavarësisht cilat forca politike e kanë udhëhequr Kosovën, gjithnjë Kosova gjatë tërë dialogut nga viti 2010 e tutje, kanë qenë shumë konstruktive në procesin e dialogut. Nuk ka qenë Kosova që e ka bllokuar. Forcat politike të Serbisë janë problem. Unë nuk kam shpresa të mëdha. Natyrisht, ka njerëz në Bashkimin Europian që besojnë se Vuçiçi do të tregohet konstruktiv. Unë nuk kam aspak besim që nga ky njeri mund të pritet konstruktivitet, sepse e ka dëshmuar që është i interesuar për dhunë dhe destabilizim dhe është i interesuar që ta kthejë jo vetëm Kosovën, por ta kthejë gjithë rajonin tonë mbrapa në vitet 90-të.

Natyrisht ne nuk do ta lejojmë një gjë të tillë. Ama, nëqoftëse shihni numrin e marrëveshjeve që Serbia i ka nënshkruar në dialogun e Brukselit, mbi 2/3 nuk i ka zbatuar kurrë. Marrëveshja e fundit, propozimi gjermano-francez, i cili pastaj u bë propozim i Bashkimit Europian, është ofruar që të nënshkruhet nga Kosova, mirëpo nuk është pranuar nënshkrimi i asaj marrëveshjeje nga Serbia. Pra, këtu dihet qartë se kush po e bllokon procesin. Dhe të kthehemi te pyetja juaj, që SHBA-të dhe BE-ja po kërkojnë që të rikthehemi në dialog. Kosova nuk ka asgjë kundër dialogut. Kosova i përgjigjet çdo thirrjeje për të marrë pjesë në dialog dhe ne jo vetëm që marrim pjesë, por ne dhe i pranojmë marrëveshjet duke mos shkelur sovranitetin e Kosovës, por duhet ditur që ato marrëveshje kanë kompromise në to dhe kanë kosto të lartë politike, megjithatë janë marrëveshje që janë pranuar nga Kosova, por është Serbia ajo që e ka bllokuar procesin gjithnjë.

DW: “I pranojmë marrëveshjet”, thatë ju. E pranoni dhe Asociacionin e Komunave me shumicë serbe?
nga seanca e ardhshme e parlamentit të Kosovës? Do të ketë qeveri ditën e diel, apo jo? Dhe cili është qëndrimi juaj ndaj të gjithë procesit që po zhvillohet rreth krijimit të qeverisë?

Vjosa Osmani: Nuk dihet në qoftë se të dielën do të ketë seancë të kuvendit ose jo, sepse seanca e kuvendit ftohet vetëm në qoftë se krijohen 61 votat e nevojshme nga i mandatuari për kryeministër, zoti Kurti. Në qoftë se kjo do të ndodhë apo jo, është tërësisht në duart e partive politike dhe për momentin nuk mund të parashikoj, edhe pse e diela është shumë afër, por siç e dini rrjedhat politike në Kosovë nganjëherë janë të paparashikueshme. Pra, brenda orësh mund të ketë marrëveshje. Në qoftë se ka marrëveshje, mund të mbahet seanca dhe mund të ketë qeveri. Në qoftë se s’ka marrëveshje, atëherë si presidente e vendit do t’i ftoj të gjitha partitë politike për të parë nëse ka mundësi që dikush ta krijojë shumicën, sepse mendoj që është përsëri herët të flasim për zgjedhjet e jashtëzakonshme, por ajo është një alternativë nëqoftëse nuk krijohet shumica.

DW: Pyetja e fundit, zonja presidente, ku e shihni ju Vjosa Osmanin pas prillit?

Vjosa Osmani: Unë nuk mendoj asnjëherë se ku do të jetë Vjosa Osmani. Mendoj gjithmonë vetëm se ku do të mbetet Republika e Kosovës dhe nëqoftëse populli i Kosovës dëshiron që unë akoma të jap kontribut për republikën tonë, atëherë do të vazhdoj ta jap atë kontribut. Nëqoftëse qytetarët e Kosovës nuk dëshirojnë të më shohin duke dhënë kontribut në politikë, unë gjej mënyra të tjera për të kontribuar për shtetin tim. Me rëndësi është që unë do të vazhdoj të jem në Republikën e Kosovës, duke dhënë kontribut qoftë profesional, qoftë politik./DW/

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME