Ortopedi Qerim Kida pas dezinformatave lidhur me shëndetin e tij: Jam mirë, faleminderit Zotit

Qerim Kida, një nga ortopedët më të njohur në vend, ka njoftuar se është mirë me shëndet.

Ai këtë njoftim e ka bërë, pasi siç tha, kohën e fundit janë shpërndarë disa informata dezinformuese lidhur me shëndetin e tij.

“Ju jam mirënjohës për kujdesin të gjithë dashamirëve dhe njëkohësisht shpreh keqardhje lidhur me dezinformatat që ju kanë shqetësuar”, ka shkruar ai.

Njoftimi i plotë pa ndërhyrje:

Te dashure familjar, miq, kolege e paciente!

Pas pranimit te shume thirrjeve direkte si dhe interesimeve te ndryshme indirekte lidhur me shendetin tim kohes se fundit, e vleresova te arsyeshme te beje kete njoftim publik:

-Une jam mire, falemnderit Zotit!

Ju jam mirenjohes per kujdesin te gjithe dashamireve dhe njekohesisht shpreh keqardhje lidhur me dezinformatat qe ju kane shqetesuar!

Nuk kam pasur dhe nuk kam asnje problem shendetesor, madje profesionalisht kam punuar njejte gjate kesaj kohe dhe me emer te Zotit do te vazhdoj te punoj pa u lodhur aspak per aq kohe sa e kam shendetin, mbeshtetjen e pakursyer te familjes (si gjithmone) si dhe kujdesin, vleresimin e besimin tuaj te pashoq!

Me respekt,

Qerimi

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here