Një nga automjetet në oborrin e Qeverisë së Kosovës ka pësuar defekt të martën, bazuar në një video të publikuar nga deputeti Artan Behrami.
Pamjet e publikuara nga Behrami tregojnë punonjësit zyrtarë derisa përpiqet të ndezin veturën me kabllo për ndezje.
“As xhipat nuk po i funksionojnë më. Jep dorëheqje Albin, zbtit nga xhipat, hajde në Kuvend si deputet! Merri me vete 500K imagjinare dhe konstituoje Kuvendin. Por, me 53 vota mundesh me shku vetëm në opozitë! Nuk të shpëton as Presidentja, as Lista Serbe kësaj radhe!”, ka shkruar Behrami.