Avokati Besnik Berisha ndonëse e ka përshëndetur punën e policisë dhe të antidrogës në kapjen e rreth 10 kilogramëve substancë narkotike “heroinë” gjatë ditës së sotme në pikëkalimin kufitar të Merdares, shije të kequr i ka lënë konferenca e sotme për media, ku pjesëtarë të policisë të maskuar e me armë të gjata qëndruan aty brenda objekteve të sigurta.
Postimi i Berishës:
Suksesi i policise ne kapjen e droges na gezon te gjitheve dhe duhet pergezuar!
Por, prezenca e policise se maskuar dhe me arme te gjata ne konference per media, brenda objekteve te sigurta, duhet kritikuar.
Nuk jemi ne Meksike per te bere skena te tilla!