Njihuni me sistemin CDAA me të cilin Moska përgjon të gjithë Europën

Një incident i paprecedentë ndodhi së fundmi në Bullgari, ku një sulm i dyshuar rus me ndërhyrje elektronike çaktivizoi sistemet GPS në një aeroport, duke detyruar avionin e Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, të ulej vetëm me ndihmën e hartave tradicionale.

Episodi ilustron një realitet të njohur: mbi 80% e fluturimeve në rajonin përreth Rusisë janë goditur nga sulmet e Moskës mbi sistemet e navigimit. Përmes luftës hibride, Kremlini ka zgjeruar synimet e tij, duke përfshirë edhe transportin ajror.

Qendrat kryesore të ndërhyrjes gjenden në Kaliningrad, ku përdoren sisteme që jo vetëm bllokojnë sinjalet, por edhe dërgojnë koordinata të rreme, duke bërë që avionët të humbasin orientimin.

Fushata hibride

Sipas të dhënave të publikuara nga Il Messaggero dhe Instituti Ndërkombëtar për Studime Strategjike (IISS), Rusia ka intensifikuar sabotazhin ndaj infrastrukturës kritike evropiane me qëllim destabilizimin e qeverive dhe uljen e mbështetjes për Ukrainën.

Raportime nga Bloomberg tregojnë se Finlanda, Polonia dhe Suedia kanë ngritur alarmin për ndërprerje të shpeshta GPS, të lidhura me vendosjen e sistemeve ruse të luftës elektronike.

Vetëm në Estoni, autoritetet vlerësojnë se 85% e fluturimeve preken nga ndërhyrjet, ndërsa në Lituani është regjistruar një rritje 22-fish e rasteve gjatë vitit të fundit.

Objekti i ri në Kaliningrad

Një investigim i agjencisë Tochnyi, më 15 gusht, publikoi imazhe satelitore që tregojnë ndërtimin e një kompleksi të madh antenash ushtarake pranë Chernyakhovsk, rreth 25 km nga kufiri polak. Struktura mendohet të jetë një CDAA (Circularly Disposed Antenna Array) – një sistem antenash të vendosura në rreth, i aftë të kapë, lokalizojë dhe analizojë sinjale radio në distanca shumë të gjata.

Ky instalim, me diametër rreth 1.6 km, do të ishte ndër më të mëdhenjtë në botë, me një rreze të mundshme veprimi deri në 7,400 km. Përveç mbikëqyrjes së komunikimeve në Evropën Lindore dhe Baltik, struktura mund të shërbejë edhe për komunikim me nëndetëset ruse në Oqeanin Atlantik.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME