Më pak se 10 ditë pas mbylljes së institucioneve financiare të Republikës së Serbisë në veri, Policia e Kosovës sot sërish ka hyrë në lokalet e Shërbimit të Qarkullimit Pagesave të Serbisë në Mitrovicën e Veriut. Bëhet fjalë për njësitin e krimeve ekonomike, e cila ndihmohet nga policia e rajonit të Veriut dhe e EULEX-it.
Ekipet e Policisë së Kosovës kanë hyrë sërish në lokalet e Shërbimit të Qarkullimit të Pagesave të Serbisë në Mitrovicën e Veriut, dhe kanë pritur që arkëtari i këtij shërbimi t’ia sjellë çelësin e kasafortës, transmeton Paparaci.
Në vendin e ngjarjes janë të pranishëm edhe patrullat dhe oficerët e EULEX-it, kështu që brenda janë dy oficerë evropianë, ndërsa një automjet i EULEX-it është duke patrulluar gjatë gjithë kohës.
Siç ka konfirmuar zëvendëskomandanti i policisë rajonale të veriut, Veton Elshani për portalin Kossev, bëhej fjalë për kontrollimin e një kasaforte për të cilën më parë nuk kishte çelës.Aksioni po përfundon dhe po kalon pa incidente