Njeriu i dytë i Amerikës jep një deklaratë të papritur për Rusinë

Zëvëndëspresidenti i SHBA-së, JD Vance, tha se SHBA-ja mund të godasë Moskën me sanksione dhe veprime të mundshme ushtarake nëse presidenti rus Vladimir Putin nuk bie dakord për një marrëveshje paqeje me Ukrainën që garanton pavarësinë afatgjatë të Kievit.

Ka mjete ekonomike të ndikimit, ka sigurisht mjete ushtarake të ndikimit”, që SHBA-ja mund t’i përdorë kundër Putinit, tha Vance.

Ka formulime, konfigurime të panumërta, por ne kujdesemi që Ukraina të ketë pavarësi sovrane”, tha ai.Presidenti amerikan Donald Trump diskutoi të mërkurën për luftën me presidentin rus Vladimir Putin, veçmas me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe urdhëroi zyrtarët amerikanë të fillojnë negociatat për t’i dhënë fund konfliktit gati trevjeçar.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here