Në prag të shpalljes së kabinetit të ri më 11 shtator, ish-drejtuesi i Lartë i Policisë së Shtetit, Shemsi Prençi ka zbulua se një ministër do jetë një i besuar i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Prençi i ftuar në në emisionin Breaking në Top News u shpreh se Rama po plotëson dëshirat e Hashim Thaçit.
“Duhet me plotësuar disa dëshira të atij që është në burg në Hagë. Njerëzit e besuar të Hashim Thaçit do jenë pjesë e kabinetit ‘Rama 4’, pasi dhe ai do pjesën e vet në qeverinë shqiptare”, tha Prençi në TopNews.
Kujtojmë se njoftimi i emrave të ministrave të rinj do të bëhet një ditë pas seancës së parë të Parlamentit të ri.
Ende nuk ka konfirmime zyrtare për fatin e ministrave aktualë, të cilët janë në pritje, përballë etheve të ndryshimit./VoxNews