Një ish-zyrtar policor po intervistohet nën dyshimin se ka lidhje me armatimin që u kap në Veri

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha kanë mbajtur sot një konferencë të jashtëzakonshme për një sasi të armatimit që është konfiskuar në rrethinë të Zveçanit.

Hoxha tha se tashmë është ndaluar për intervistim një person, ish-zyrtar i Policisë së Kosovës, pasi dyshohet se është i lidhur me armët, të cilat janë gjetur në afërsi të shtëpisë së tij.

Armatimi që u konfiskua dyshohet të ketë mbetur aty, pas sulmit të 24 shtatorit të vitit të kaluar në Banjskë të Zveçanit.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Verified by MonsterInsights