Një grua në Gjilan grabitet dhe dhunohet nga dy persona, ajo ishte duke ecur rrugës me djalin e saj

Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua derisa ishte duke ecur me djalin e saj të mitur është sulmuar nga dy persona të maskuar. Të dyshuarit kanë marrë stoli ari nga gruaja dhe njëkohësisht dyshohet se e kanë dhunuar.

Policia po ashtu bën të ditur se ndaj djalit të saj të dyshuarit kanë ushtruar dhunë.

“Gjilan 25.05.2024 – 00:40. Është raportuar se dy viktimat një femër dhe djali i saj i mitur, deri sa ishin duke ecur rrugës janë sulmuar fizikisht nga dy persona të panjohur të maskuar.

Të dyshuarit kanë arritur që me forcë të marrin nga viktima stoli ari që kishte si dhe një shumë parash dhe njëkohësit dyshohet se të njëjtit e kanë dhunuar, ndërsa ndaj djalit të saj kanë ushtruar dhunë fizike dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e policisë.
Policia bën të ditur se rasti është duke u hetuar.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Verified by MonsterInsights