“Një bukë bëhet 80 cent pas shtrenjtimit të rrymës” – produktet që patën rritje ekstreme të çmimeve brenda një viti

Në muajin mars 2025, çmimet e produkteve të konsumit janë rritur mesatarisht 2.9% krahasuar me marsin e vitit të kaluar.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, produktet çmimet e të cilave më së shumti janë rritur:
kafe, çaj dhe kakao – me 17.1%,
perime – me 8.7%,
mish – me 8.3%,
shërbime për mirëmbajtjen e makinave – me 7.6%,
qumësht, djathë dhe vezë – me 7.1%,
pemë – me 6.7%,
mallra dhe shërbime për mirëmbajtjen e shtëpisë – me 4.8%,
produkte për kujdes personal – me 4.3%.
mirëmbajtje të banesave – 3.2%,
duhan – 2.9%,
produkte të ëmbla si çokollata, reçeli, mjalti – 2.4%,

Nga 1 prilli 2025, Zyrja e Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka vendosur rritjen e çmimit të energjisë elektrike për konsumatorët shtëpiakë që përdorin mbi 600 kilovatë orë në muaj. çmimi i energjisë elektrike për konsumatorët ka pësuar një rritje prej 16.1%. Sipas tregtarëve kjo do të ndikoj edhe në rritjen e çmimit të bukës. Disa prej tyre për Insajderin kanë deklaruar se çmimi për këtë produkt pritet të shkojnë deri në 80 cent. /Insajderi

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here