Një 54-vjeçar është gjetur i vdekur të enjten në Prishtinë, ka konfirmuar Policia e Kosovës, shkruan Reporteri.net.
Sipas Policisë, rasti është iniciuar si “hetim mbi vdekjen”.
“Sot në stacionin policor jugu në Prishtinë, është iniciuar një rast hetim mbi vdekjen, ku viktimë është një person mashkull, 54 vjeç. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Aktualisht policia në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit, ndërkohë që trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.