“Ni ide me fitu sevape në Ramazan, me shpërnda ujë e hurma në vakt iftari në kolonë në Vushtrri”, ky ishte statusi i fundit i Mentor Merovcit

Mbrëmë u raportua për një aksident të rëndë trafiku që kishte ndodhur rreth orës 18:00 mes tri veturave në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, saktësisht në Vushtrri ku kishin pësuar lëndime tre persona, një nga të cilët ishte lënduar rëndë.

Si pasojë e lëndimeve të marra, ka humbur jetën Mentor Merovci.

Disa orë para se të ndërronte jetë si pasojë e plagëve të marra në aksidentin e rëndë magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, ai kishte shkruar pikërisht për kolonat e gjata në këtë magjistrale.

“Qe ni ide me fitu shuuume sevape kete Ramazan….me dal ne vakt iftari e me shpernda uje e hurma ne kolone prej Vushtrrise deri Stanovc….se neve e mitrovicalit qitu na nxen iftari.”, kishte shkruar i ndjeri Merovci në statusin e tij të fundit në Facebook.

Mentor Merovci njihej si një njeri i urtë, humanist i madh dhe aktivist i komunitetit.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here