Nexhmedin Spahiu thotë se u ftua për takim nga ministri Gjuriq

Politologu, Nexhmedin Spahiu, ka zhvilluar takim në Beograd me ministrin e Jashtëm serb, Marko Gjuriq.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Spahiu bëri të ditur se takimi u realizua në zyrën e ministrit serb.

E në një prononcim për “GazetaBlic”, Spahiu tha se ftesa i erdhi nga ministri serb Gjuriq, ku tregon se së bashku zhvilluan bisedë rreth një orë.

“Jam në një konferencë në Beograd. U ftova në një takim nga ministri Gjuriq dhe zhvilluam një bisedë një orëshe”, tha ai për GazetaBlic.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here