Nenad Rashiq sot është regjistruar si deputet në Kuvendin e Kosovës. Pas kësaj procedure Rashiq ka folur para mediave lidhur me formimin e qeverisë së re dhe shantazheve që Beogradi po u bënë atyre dhe serbeve të Kosovës.“Shantazhet janë prej 2013-s, nuk është diçka e re, po shantazhojnë që 12 vjet. Unë e di që kanë ndodhur dhe po ndodhin prapë ndaj politikës që përfaqësoj unë, ndaj bashkëpuntorëve të mi. Shumë herë kanë ndodhur jo vetëm që po më ndalin në kufi, por duhet me prit deri në 4 orë, po ashtu do intervista informative. Prandaj për mua s’eshte diçkae re. Nuk e pres prej regjimit të Beogradit ose partisë politike që aksidentalisht është në pushtet në Serbi e keqperdorin çdo mënyrë jo vetëm tek ne si politikanë, por tekçdo qytetar serb që jeton këtu. Pardje ndodhi demistrata në serbi, krejt këta njerëz që kanë shkuar nga Kosova kanë qenë të shantazhuar. Iu garantoj që njerëzit këtu që 13 vjet janë maltretuar nga eminenca e hijës së politikës që është dirigjuar nga Beogradi”, tha Rashiq.
Rashiq thotë se nuk është optimist se nesër do të votohet për qeverinë e re. Ndërsa pohon se varianti më i mirë do të ishte që partia më e madhe ta formojë qeverinë.“Nuk jam optimist që nesër do të votohet qeveria. Êshtë proces i gjatë. Nuk eshte hera e parë që mund të ndodh ngërç. Jam besimtar i krijimit të një qeverie nga partia më e madhe VV që i ka marrë gjysmen e ulseve. Ajo është adresa për krijimin e institucioneve. Këtë rast konsideroj që varianti më i mirë është që partia më e madhe ta formojë qeverinë, të marrë përgjegjësinë. Sepse çdo opsion tjetër do të komplikonte shumë më shumë procesin”, tha ai.
Ndërsa nuk preferoi të flasë se për kë do të shkoj vota e tij për krijimin e qeverisë dhe se a do të ketë vote dhe për opozitën, në rast se VV nuk i ka numrat.
Procesi është i gjatë. Pse të ngutemi dhe të tregojë një konstatim i cili do të vinte ndoshta pas dy a tre muajve”, tha ai..