Në lulen e rinisë – I riu në Fierzë u vra pas debatit për muzikën e lartë

Kur kanë kaluar dy ditë nga vrasja e të riut Adrian Pepkolaj, policia e Tropojës ende nuk ka arritur të arrestojë autorin e krimit, 40 vjeçarin Saimir Sadiku. Ai qëlloi me thikë 24-vjeçarin pas një sherri masiv në një lokal në fshatin Rrajë të Fierzës, pasditen e 11 korrikut.

Dy grupet e të rinjve kanë qenë duke konsumuar alkool deri në çastet para konfliktit, efekti i të cilit mendohet se ka nxehur gjakrat mes tyre. Gjatë sherrit kanë përdorur shishe të pijeve alkoolike dhe thika duke kthyer festën në tragjedi. Gjithçka ka nisur pas një debati për muzikën e lartë në lokal, thanë burimet policore.
24- vjeçari, Adrian Pepkolaj ndërroi jetë në spital, ndërsa të plagosur kanë mbetur vëllai i tij Valentin Pepkolaj, 32-vjeç, dhe Shkëlzen Kukaj, 45 vjeç.

Në kërkim është shpallur Saimir Sadiku, banues në fshatin Dushaj të Tropojës, ndërsa u prangosën shokët e tij, Andrin Qehaja, Xhevolin Macaj, Altin Shpendi, Anton Boçi, Jetmir Kuraj.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here