Ndërpritet seanca fillestare në rastin 53 milionëshi, kërkohet përjashtimi i kryetares së trupit gjykues

Seanca fillestare për rastin e njohur si “53 milionëshi” është ndërprerë, pasi mbrojtja kërkoi largimin e kryetares së trupit gjykues.

Në këtë rast, ish-ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare, ndërsa bashkë me të janë të akuzuar edhe zyrtarët: Nebih Shatri, Besim Tahiri dhe ish-këshilltari i tij politik, Eset Berisha.

Gjatë seancës, avokatja e Berishës, Teutë Xhema, kërkoi përjashtimin e kryetares së trupit gjykues, Violeta Namani. Pas kësaj kërkese, Namani u konsultua me dy anëtarët e tjerë të trupit gjykues, Valon Kurtaj dhe Rrahman Beqiri, dhe seanca u ndërpre.

Palët do të njoftohen në vijim për vendimin.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here