Nata e plumbave në rrugën “B”, kush qëndron pas sulmit? Policia jep detaje

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me gjuajtjen me armë afër rrugës “B” në Prishtinë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci tha se mbrëmë rreth orës 23:55 është raportuar për të shtëna me armë zjarri në rrugën ”Bardhyl Qaushi” në Prishtinë.
“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore, të cilat kanë rezultuar me gjetjen e dy lloje gëzhojash. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërkaq dy vetura janë dëmtuar”, tha ai.

Borovci tutje shtoi se Policia po punon në mënyrë aktive për të mbledhur më shumë informacion rreth identifikimit të të dyshuarve, dhe në të njëjtë kohë po vijon punën hetimore me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here