Mustafa për Besnik Bislimin: S’është në rregull nga mendja

I dyti i dialogut me Serbinë, Besnik Bislimi, ka hedhur akuza të rënda në drejtim të ish-kryeministrit Isa Mustafa, duke deklaruar në RTK se ‘kishte manipuluar opinionin publik me deklarata sikur ka qenë iniciativë e tij që Marrëveshja 2015, të shkonte në Kushtetuese’.

Për Mustafën, ‘kushdo që deklaron kështu’, ka të bëj me ‘mendje jo të shëndoshë’.

“Unë dhe ekipi i Kosovës kemi kërkuar dhe kemi vënë kusht që dekretin e qeverisë mbi miratimin e Statutit ta shqyrtojë Gjykata Kushtetuese dhe kur ajo konstaton se Statuti është në harmoni me Kushtetutën atëherë mund ti fillojnë procedurat për themelimin e Asociacionit”, tha Mustafa për Albanian Post.

“Kërkesa që dokumenti i vitit 2015 të shkoi në Kushtetuese nuk ka qenë kërkesë e palës kosovare, ka qenë kërkesë e delegacionit të Serbisë, sepse ata kanë thonë nuk ju besojmë politikanëve të Kosovës, por në atë moment që Gjykata Kushtetuese e thotë që është në rregull ju duhet ta bëni gjithsesi. Është manipulim i opinionit kur Isa Mustafa thotë që unë e kam kërkuar nenin për ta dërguar në Kushtetuese. Në Bruksel në negociata më është thënë që këtë e ka kërkuar Serbia”, pohoi Bislimi.

Megjithatë sipas Mustafës, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, jo që nuk ka kërkuar një gjë të tillë, siç pretendon Bislimi, por ka kundërshtuar iniciativën e palës kosovare duke potencuar se “unë nuk jam këtu ta mbrojë Kushtetutën dhe shtetin e Kosovës, të cilin nuk e njoh”.

“Më vonë, me insistimin tonë se nuk mund të bëjmë një Asociacion i cili mund të kontestohet nga Gjykata Kushtetuese, sepse atëherë marrëveshja do të ishte e pa vlerë për të dy palët, ai është pajtuar. Mendoj se pranimi i autoritetit të Gjykatës Kushtetuese nga Serbia ka qenë një e arritur e madhe e Kosovës në negociata”.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here