Mustafa: LDK hynë në Qeveri vetëm nëse e udhëheq atë

Besian Mustafa nga LDK-ja tha se partia e tij është e gatshme të bashkëpunojë për formimin e Qeverisë vetëm nëse ka postin e kryeministrit dhe mund ta udhëheqë atë qeveri.

”LDK në këto rrethana do të jetë në Qeveri nëse ka postin e kryeministrit dhe nëse e udhëheq atë Qeverinë, do të insistojmë në platformën e dytë që të kemi një stabilitet për zgjedhjen e presidentit”, tha Mustafa.Ai ka shprehur qëndrimin e LDK-së kundër mundësisë së bashkëpunimit me Vetëvendosjen (VV), duke shtuar se LDK preferon opozitën.

”Mes një qeverie jo stabile dhe opozitës do të zgjedhim opozitën. Si është e mundur të jemi me VV-në kur nuk i shkojmë as në takim. Nuk e ndryshojmë mendimin tonë”, tha Mustafa.
Ai tutje ka shtuar se ”Për të qenë LDK në Qeveri në këtë pikë politike do të insistoj që përveç të udhëheq atë qeveri të ketë edhe qeveri stabile”.

Mustafa tha se partia e tij nuk ka frikë, por ka qëndrime të ndryshme lidhur me të kaluarën dhe të ardhmen e Kosovës, që e bëjnë të pamundur një bashkëpunim me VV-në në kuadër të një Qeverie.

Ai shtoi se refuzimi i LDK-së për takim me Kurtin ka të bëjë edhe me gjuhën e përdorur gjatë fushatës.

”LDK ka një histori, pajtohem që rezultati i kësaj Qeverie është situata në të cilën gjendet Kosova dhe u pajtova se janë shtresuar arsyet e përgjigjes së LDK-së ndaj VV-së, letra ka të bëjë edhe me gjuhën. Nuk ka çështje frike, po ka çështje të mendimeve për të ardhmen e Kosovës për të kaluarën dhe për të ardhmen që nuk dëshirojmë të jemi pjesë e qeverisë me VV-në”, tha Mustafa.

Ai gjithashtu ka shprehur dyshime se një Qeveri e udhëhequr nga LDK-ja mund të rregullojë brenda 7 muajve dëmet që, sipas tij, janë shkaktuar nga qeverisja e Albin Kurtit gjatë 4 viteve të tij në pushtet.

Ai theksoi se përballja me pasojat e këtyre dëmeve do të kërkojë më shumë kohë dhe angazhim.

”Nuk mendoj që brenda 7 muajve edhe një Qeveri e udhëhequr nga LDK-ja t’i kthehet të gjitha dëmet që Kurti i ka bërë për 4 vite”, tha Mustafa. /RTV21

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here