Në emisionin “Pressing”, në T7 deputetja e PDK-së Ariana Musliu-Shoshi, ka thënë se nëse PDK-ja vjen në pushtet do të jetë e detyruar ta implementojë “Asociacionin e Albin Kurtit”.
“Ne Asociacionin të cilin e ka pranu Albin Kurti nëse vimë në pushtet nuk kemi asnjë çare pa e implementu në mënyrën siç e ka pranu Albin Kurti, sepse është marrëveshje ndërkombëtare, pavarësisht që ai thotë jo Vuçiqi s’po e nënshkruan”, ka thënë deputetja.