“Mund të ketë ndërhyrje ndërkombëtare”, aktivistja serbe paralajmëron për eskalim të protestave

Sonja Biserko, kryetare e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, në një intervistë për Euronews Albania, foli mbi rolin që po luajnë protestat e studentëve në përballjen me pushtetin aktual dhe mundësinë e përshkallëzimit të situatës.

Ajo tha se, pavarësisht mungesës së kapacitetit të studentëve për ta reformuar tërësisht vendin, energjia e të rinjve po trondit bindshëm strukturat në pushtet.

“Vetë studentët nuk mund ta ndryshojnë shoqërinë, por ata kanë shkaktuar frikë tek regjimi dhe kjo është shumë e rëndësishme. Ndryshe nga vite më parë kur kishin frikë të protestonin, kjo frikë tani ka ikur”, u shpreh Biserko.

Sipas saj, eskalimi i protestave mund të kërkojë mbështetje nga faktorë të jashtëm, ashtu siç ka ndodhur në situata të kaluara krize.

“Nëse gjërat përshkallëzohen, atëherë do të na duhet një ndërhyrje ndërkombëtare për të na nxjerrë nga situata, sikurse ishte ajo në 97-ën. Nuk besoj se ndërkombëtarët janë të interesuar të ndërhyjnë, por Evropa mund të aktivizohet nëse konflikti merr përmasa më të ashpra. Unë mendoj se vullneti i studentëve do të dominojë në një mënyrë apo tjetër”, deklaroi Biserko.

Deklaratën e plotë të Sonja Biserkos, e gjeni në videon më poshtë:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here