Lajme

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Nesër në Kosovë do të mbajë mot kryesisht me vranësira dhe me reshje të herëpashershme shiu. Pasdite ka mundësi që të ketë edhe rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Në Shqipëri nesër poashtu mot i ndryshueshëm, me vranësira dhe vende-vende me reshje dhe rrebeshe shiu me vetëtima dhe bubullimë. Perëndimi i vendit do të ketë reshje më të pakta se rajonet tjera.

Edhe në Maqedoninë e Veriut dhe Mal të Zi nesër do të mbajë mot me vranësira dhe me reshje apo rrebeshe lokale të herëpashershme shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Të martën në tërë rajonin pritet të kemi mot të ndryshueshëm, me intervale kohore me diell si dhe gjatë ditës pritet të ketë zhvillim të vranësirave të cilat vende-vende do të sjellin rrebeshe shiu me vetëtima dhe bubullimë. Reshje më të shpeshta dhe më intesive do të ketë nga qendra në drejtim të veriut të Shqipërisë duke përfshirë edhe veriperëndimin dhe verilindjen e vendit, por rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë do të ketë edhe në viset tjera të Shqipërisë.

Të mërkurën pritet stabilizim afatshkurtër i motit, por në disa rajone në Shqipëri ende do të ketë rrebeshe të izoluara por të rralla shiu. Në pjesët tjera të rajonit pritet mot kryesisht pa reshje.

Të enjtën paradite mot kryesisht pa reshje, kurse pasdite dhe në mbrëmje pritet rikthimi i rrebesheve lokale shiu të shoqëruara me vetëtima dhe bubullimë./Meteoballkan


SHIKO VIDEON