Moska: Ne mund t’i ofrojmë ndihmë ushtarake Koresë së Veriut nëse është e nevojshme

Rusia mund t’i japë ndihmë ushtarake Koresë së Veriut nëse është e nevojshme, sipas marrëveshjes midis dy vendeve, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

“Marrëveshja jonë është në fuqi dhe sipas saj, të dy vendet janë zotuar t’i ofrojnë njëra-tjetrës ndihmë emergjente nëse është e nevojshme”, tha Peskov, transmeton RIA Novosti.

Ai vlerësoi se pjesëmarrja e ushtarëve të Koresë së Veriut në operacionet për çlirimin e zonës kufitare ruse të Kurskut tregon se sa efektivisht funksionon marrëveshja.

I pyetur nga gazetarët nëse presidenti rus Vladimir Putin ka në plan të kontaktojë liderin e Koresë së Veriut Kim Jong Un, Peskov tha se ende nuk ka plane të tilla.

Ai theksoi se gjithashtu nuk ka plane për një bisedë mes Putinit dhe presidentit amerikan Donald Trump, por shtoi se ajo mund të organizohet shpejt.

Ai deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë përpjekjet e tyre për t’i dhënë fund konfliktit në mënyrë paqësore midis Ukrainës dhe Rusisë dhe kujtoi se Rusia ka folur vazhdimisht për gatishmërinë e saj për të marrë pjesë në bisedimet e paqes.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here