Mjekësia ligjore merr trupin e pajetë të foshnjës në Matiqan

Një foshnje e posalindur është gjetur sot në një qese tëzezë, në një deponi mbeturinash në lagjen Matiqan të Prishtinës.

Ekipi i mjekësisë Ligjore ka dalë në vendngjarje dhe se e ka marrë trupin e pajetë të foshnjës së posalindur.

Ndryshe, lidhur me këtë është deklaruar dhe Prokuroria Themelore në Prishtinë.

Ata kanë thënë se prokurori kujdestar është njoftuar për rastin po ndërmerren të gjitha veprimet hetimore për çështjen.

“Ju njoftojme se Prokurori kujdestar eshte njoftuar per rastin aktual, eshte ne ndermarrjen te gjitha masave dhe veprimeve hetimore per kete çeshtje”, thuhet në përgjigjjen e prokurorisë.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here