Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka publikuar çmimet e reja të derivateve për datën 22 maj.
MINTI njofton se për sot çmimi maksimal i naftës është 1.64 euro për litër, njëjtë me një ditë më parë.
Ndërkaq, çmimi i benzinës është rritur për një cent në krahasim me të enjten. Nga 1.55 euro për litër sa ishte të enjten, sot është 1.56 euro.
Gazi sot është 0.75 euro për litër, njëjtë si një ditë më parë.
Çmimet hyjnë në fuqi në ora 10:00 dhe vlejnë 24 orë.
