Mësohet arsyeja e aksionit në “Avicena”

Policia e Kosovës, përkatësisht krimet Ekonomike janë duke zhvilluar aksion në nivel vendi, i cili është duke vazhduar.

Aksioni është duke u zhvilluar në pikat e laboratorit “Avicena”.

Siç ka mësuar Insajderi arsyeja pse Drejtoria për Krimet Ekonomike dhe Korrupsion ka zbarkuar në “Avicena” është pasi dyshohet se laboratori ka lëshuar certifikata të falsifikuara për nevoja të procesit të patentë shoferëve.

Rastin për Insajderin e ka konfirmuar edhe zëdhënës i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Ju konfirmoj se Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit, në koordinim me Prokurorinë është duke realizuar një operacion policor në nivel vendi. Pas përfundimit, apo raportimeve nga tereni do te njoftoheni për detajet apo rezultatet e operacionit”, ka deklaruar Hoxha.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here