5.9 C
Pristina
E mërkurë, 23 Tetor, 2024

Mesazhet e ambasadorit britanik për Asociacionin, anëtarësimin në NATO e KiE: Çka tha ai?

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves në një intervistë në Rubikon të Klan Kosovë, ka folur për çështjet e rëndësishme të Kosovës, si Asociacionit, rruga drejt anëtarësimit në NATO, hapja e urës së Ibrit e çështje të tjera. Cili ishte mesazhi i tij për Qeverinë e Kosovës?

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka thënë se Asociacioni është mënyra më e mirë për integrimin e serbëve.

“Mendoj që kjo është mënyra më e mirë për të menaxhuar sistemin e serbëve në Kosovë. Çfarëdo veprimi që qeveria mund ta merr duhet të jetë në kuadër të kësaj kornize dhe në pajtim dhe me lehtësim të Bashkimit Evropian.” – ka thënë ai.

Më tej, ai ka folur edhe për anaëtarësimin e Kosovës në NATO, duke thënë se rrugëtimi drejt kësaj organizate kryesore të mbrojtjes varet nga dialogu me Serbinë.

“Tashmë kemi punuar për së afërmi së bashku në shumë aspekte të sigurisë dhe kjo do ta bënte këtë rrugëtim më të mundshëm, na vjen mirë që kemi bashkëpunuar dhe jemi koordinuar me Kosovën në çështje si mbështetja për Ukrainën dhe nëse flasim realisht rrugëtimi drejt NATO-s varet mjaftë shumë nga dialogu dhe arsyet që i përmenda tani, kjo s’do të ndodhë derisa të gjithë anëtarët e NATO-s janë të gatshëm dhe të kënaqur me atë që është arritur nga Kosova.” – ka thënë ai.

Tutje, është deklaruar për çështjen e hapjes së urës së Ibrit, për të cilën tha se ura duhet të hapet por koha e duhur është kur dhe si.

”Koha e duhur është kur është e sigurt për ta bërë një gjë të tillë, kur të kemi pasur konsultime të duhura me të gjitha komunitetet në të dyja anët e lumit, për ta qartësuar që ura mund të hapet në mënyrë të sigurt dhe me pranim të mjaftueshëm të komuniteteve, kur e dimë se janë bërë planifikime teknike. Personalisht mendoj se duhet të mendojmë se sa vetura do të na duhen në këtë shtet në kontekst të sfidave mjedisore, të gjitha këto duhen.” – ka thënë ai.

Ndërsa për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, ambasadori Hargreaves ka thënë se topi është në anën e Qeverisë.Ai ka thënë se dërgimi i draftit të Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese është një mundësi për përparim në anëtarësim në KiE, pasi sipas tij, herën e parë Kosova dështoi pasi nuk e dërgoi draftin në Kushtetuese.

“Topi është në anën e Qeverisë së Kosovës, ne si anëtarë të Këshillit të Evropës kemi qenë shumë të qartë për atë që ne besojmë se është e nevojshme për të pasur votë pozitive në Komitetin e Ministrave, por mendojmë se situata ka ndryshuar, por Kosova tani e ka të mundshme që të merr votim pozitiv në Komitetin e Ministrave, por mendoj se topi është në anën e Kosovës dhe kjo mund të bëhet në çdo kohë, por ne nuk dëshirojmë të kemi votim të dështuar, sepse e kemi parë edhe në UNESCO ky do të ishte moment shumë negativ dhe këtë duam ta shmangim, por është një mundësi për një lëvizje pozitive.” – ka thënë ai.

Kujtojmë se në vazhdimësi Qeverisë së Kosovës i është kërkuar nga ndërkombëtarët themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe përparim në dialog si mundësi për të ecur përpara me anëtarësim në organizata të mëdha ndërkombëtare.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here