Një avion i American Airlines ka marrë flakë teksa ishte në pistën e një aeroporti të Kolorados, duke detyruar pasagjerët të evakuohen.Sipas mediave amerikane, aksidenti ka ndodhur në aeroportin e Denverit.
Nuk pati raportime për lëndime serioze, megjithëse aeroporti më vonë konfirmoi se 12 persona u dërguan në spital për lëndime të lehta, Administrata Federale e Aviacionit ka njoftuar se do të hetojë incidentin.
Fluturimi, një Boeing 737-800, u nis nga Kolorado Springs për në Dallas, por u devijua në Denver për shkak të një dridhjeje të papërcaktuar të motorit dhe vetë motori thuhet se mori flakë.Pamjet e evakuimit treguan pasagjerët të grumbulluar në krahun e avionit Boeing, disa duke mbajtur çanta, me flakë që digjeshin pranë fundit të avionit.
American Airlines tha se avioni kishte 172 pasagjerë në bord, së bashku me gjashtë anëtarë të ekuipazhit. Të gjithë u evakuuan në mënyrë të sigurt