Me në fund votohet raporti i komisionit për verifikimin e mandateve

Pas tri tentimeve të dështuara, Kuvendi i Kosovës ka miratuar më në fund raportin e Komisionit të Përkohshëm për verifikimin e mandateve të deputetëve, në seancën konstituive që po vazhdon sot në Prishtinë, raporton Korrespodenti.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, konfirmoi se në sallë ishin 111 deputetë që votuan pro, ndërsa raporti u votua në mënyrë unanime nga të gjithë të pranishmit.

“Konstatoj se 111 deputetë unanimisht kanë votuar raportin me votën për. Konstatoj se Kuvendi miratoi raportin e Komisionit të Përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve të legjislaturës nëntë,” deklaroi Dehari. /Korrespodenti

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here