Fajton Hajrizi është në arrati që nga data 6 korrik.
Ai arriti që për të nëntën herë radhazi të arratiset nga burgu.
Burgu i Smrekonicës ku po qëndronte u bë vendi i nëntë me radhë që ai braktisi, duke ikur.
Pavarësisht që pritej se ai do të arrestohet brenda orëve, kjo gjë nuk ndodhi.
Por ngjarja nuk përfundon me kaq.
Faton Hajrizi dhe Artan Hajrizi tashmë janë në kërkim edhe nga autoritetet serbe.
Sipas raportimeve nga ta, Artan Hajrizi i dyshuar si vëllau i Fatonit thuhet se vrau mbrëmë një polic serbe dhe plagosi një tjetër.
Madje në veturën që ishte ndaluar në pikë kontrolli në Loznicë raportohet se ishin dy persona të dyshimtë, të cilët kanë arritur të arratisen nga vendi i ngjarjes.
Mbrëmë rreth orës 21:00, Faton Hajrizi kishte telefonuar në TV Dukagjini për t’u deklaruar në një emision live, ndërsa thirrja e tij u bë pikërisht me emër të vëllait, Artan Hajrizi.
Madje kjo dëshmohet dhe në video.
Në këtë telefonatë Hajrizi ndër të tjerash tha se nuk është në Kosovë dhe se është në Evropë derisa kërkonte garanci për kthimin e tij dhe dorëzimin tek autoritetet.
Por ngjarja me vrasjen e policit serb raportohet të ketë ndodhur më vonë rreth orës 1 të natës.
Kjo u bë e ditur nga zv/kryeministri serb, Ivica Daciq.
Ai tha se rreth orës 1 të natës, zyrtarët serb kanë ndaluar veturën e dyshimtë në Loznicë për pikë rutinore të kontrollit ku edhe ka ndodhur ngjarja.
“Sonte, rreth orës 12:55 në Loznicë, gjatë kontrollit të automjeteve në pikën e kontrollit policët e stacionit kufitar kanë ndaluar një Mercedes me targa Tutina, në të cilin ndodheshin dy persona”./Lajmi.net/