Policia në Gjakovë ka konfiskuar 104 motoçikleta për shkelje të ndryshme të rregullave të trafikut nga drejtuesit.
Në njoftimin e lëshuar thuhet se veprat penale janë tejkalim i shpejtësisë së lejuar, mosvendosje të helmetës mbrojtëse, mungesë të regjistrimit të mjetit dhe mospagim të detyrimeve doganore.
Përveç masave ndëshkuese ndaj motoçiklistëve, gjatë katër (4) ditëve të fundit janë shqiptuar gjithsej 765 gjoba për kundërvajtje të ndryshme. Përveç gjobave të shqiptuara janë konfiskuar 33 patentë shoferë të drejtuesve të mjeteve të ndryshme, për shkelje të rënda të rregullave të qarkullimit rrugor”, thuhet në njoftim.
Policia shton se qëllimi kryesor i këtyre masave është garantimi i sigurisë rrugore dhe parandalimi i aksidenteve fatale.