Teologu Drilon Gashi ka qenë i ftuar në emisionin ‘Gallatë’ me Arben Ahmetin në Kanal10.
Ai ka folur për tema të ndryshme që kanë të bëjë me fenë islame, duke mos përjashtuar as mendimin e tij për martesën e gjinisë së njëjtë.
Gashi duke folur për martesën mes gjinisë së njetë ka thënë se këto martesa nuk duhet të gjykohen.
“E jona është mos me gjykua”, ka thënë Gashi.
Sipas tij janë 40 lloje të homoseksualizmit.
‘Ma shumë se 40 lloje të homoseksualizmit, nëse është biologjike, a duhet t’i diskriminojmë?’, ka thënë Gashi. /Gazeta10/