Marrëveshja SHBA-Mbretëri e Bashkuar “acaron” BE-në?

Marrëveshja ekonomike që pritet të nënshkruhet mes SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar ka “acaruar” Bashkimin Evropian.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, kishte paralajmëruar se ekonomia botërore “do të vuajë” nga tarifat e vendosura prej presidentit Donald Trump.

Tani, parashikohet që marrëveshja SHBA-MB mund të ndajë trajtimin e Trumpit për Londrën dhe Brukselin.

Madje, ekspertët pohojnë se BE-ja mund të ndërmarrë kundërmasa, nëse dështojnë përpjekjet e Unionit për të arritur një marrëveshje.

Ministri i Ndërmarrjes i Irlandës, Peter Burke, i tha BBC-së se do të jetë “shumë sfiduese” për BE-në të arrijë një marrëveshje para afatit të korrikut.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here