Magjia e Tregjeve: Tesla udhëtime në botën e fantazisë

Në fillim të kësaj jave, Donald Trump organizoi atë që besohej se ishte diçka presidenciale: një konferencë shtypi në Shtëpinë e Bardhë, e mbledhur për të rritur pasurinë e një kompanie.

“Wow, kjo është e bukur”, i tha Trump shefit ekzekutiv të Tesla, Elon Musk, teksa hipën në një model S të kuq të parkuar.
Dhe kështu Trump dukej se dëshironte të siguronte gazetarët se Tesla është “një produkt i shkëlqyer”.
Ai premtoi se do të blinte një të tillë vetë dhe do ta paguante me një çek personal.

Por, Trump nuk e bëri këtë për shkak të pasionit për vetura, shkruan yahoonews, përcjell Telegrafi.
Në të gjithë vendin, njerëzit kanë filluar të shfaqin pakënaqësitë e tyre me politikat e Trump dhe Musk duke përdorur të vetmin mjet në dispozicion: protestën.
Demonstratat jashtë fabrikave të Teslas janë shndërruar në ngjarje javore.
Shumë pronarë të Teslave po shesin veturat e tyre. Të tjerë po i vandalizojnë.

Dhe këto reagime kanë çuar kompaninë në një vit të keq. Ajo pa rënien e aksioneve nga niveli më i lartë i të gjitha kohërave prej rreth 480 dollarë në dhjetor në 220 dollarë që nga e hëna. E duket se edhe Musk po e paguan pasi pasuria e tij neto po zvogëlohet.
Raportohet se premtimi për të blerë një Tesla nuk është arsyeja e vetme për të cilën Trump e ka përdorur foltoren e tij.
Gjithashtu presidenti u zotua të trajtojë vandalizmin e Teslas si “terrorizëm të brendshëm”.

Ndryshe, platforma X e Musk është një vend ku ai mund të flasë drejtpërdrejt me një audiencë. Në fillim të kësaj jave, miliarderi tha se aplikacioni u godit nga një “sulm masiv kibernetik”, me origjinë nga Ukraina – shpjegim që ekspertët e hodhën poshtë si “jo bindës”.

SpaceX, e cila kohët e fundit ka pësuar gjithashtu pengesa, është një kompani private që mbështetet shumë në kontratat qeveritare me vlerë miliarda dollarë.
Por, duke protestuar para fabrikave të Teslas e duke i shitur e vanadalizuar ato, me sa duket amerikanët po e godasin Trumpin aty ku i dhemb më së shumti: te Musk.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here