Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se partia të cilën udhëheq, unanimisht ka vendosur për kandidatin e partisë për nënkryetar të Kuvendit, dhe emrin e shefit të Grupit parlamentar të LDK-së.
Abdixhiku bën të ditur se Kujtim Shala do të propozohet nga LDK-ja për pozitën e nënkryetarit të Kuvendit, ndërkaq Hykmete Bajrami do të jetë shefe e Grupit parlamentar.