LDK mobilizohet në mërgatë pas dështimit të negociatave

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar përmes një takimi virtual me 88 nëndegët e partisë në mërgatë se proceset negociuese kanë dështuar, pavarësisht siç tha ai “vullnetit maksimal” dhe kërkesave minimale për demokraci.

Ai theksoi se ky dështim nuk përbën fund, por “moment kthese” për LDK-në, duke paralajmëruar një fazë të re politike dhe nevojën për bashkimin e së djathtës brenda partisë.

Abdixhiku bëri të ditur se është dakorduar mobilizim i plotë dhe fillimi i përgatitjeve për takime në mërgatë, duke e cilësuar diasporën si pjesë vendimtare të ndryshimeve të ardhshme.

Postimi i plotë:
Në vijim të zhvillimeve të fundit, dhe në përgatitje për hapat e ardhshëm, mbajtëm një takim virtual me të gjitha 88 nëndegët e LDK-së në mërgatë.

I njoftova për rrjedhën e proceseve negociuese, të cilat fatkeqësisht dështuan, përkundër vullnetit tonë maksimal dhe kërkesave tona minimale – veç demokraci. Por ky dështim nuk është fund; është moment kthese. Dhe atë kthesë e madhe per Lidhjen.

Folëm hapur për momentin politik dhe për domosdoshmërinë e bashkimit të së djathtës brenda LDK-së; si rruga e vetme për ta kthyer drejtimin e vendit dhe për të ndërtuar një alternativë të denjë për qytetarët.

U dakorduam për mobilizim të plotë dhe nisjen e menjëhershme të përgatitjeve për tubime e takime në mërgatë. Mërgata jonë nuk është vetëm mbështetje; është pjesë vendimtare e kthesës që po ndërtojmë.

Koha për pritje ka përfunduar.
Koha për veprim ka nisur.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME