Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa, ka thënë se sot s’ka kurrfarë takimi të Kryesisë së LDK-së.
Mustafa ka deklaruar se kur të ketë mbledhje të Kryesisë, mediat do të njoftohen paraprakisht.
“Jo, s’ka takim sot. Kur të mblidhet kryesia, iu njoftojmë disa ditë më herët”, ka thënë Mustafa për Express i pyetur për raportimet në media se sot LDK do të mblidhet për të shqyrtuar letrën e Kurtit.
Ndërkohë dy nënkryetarët, Anton Quni dhe Gazmend Muhaxheri në prononcime për media kanë thënë se do të mblidhen sot në orën 16:00 për të shqyrtuar letrën e Kurtit.