Ministri i Punëve të Jashtme i Rusisë, Sergei Lavrov, të hënën pyeti se pse duhet të ftohet Evropa për t’u bërë pjesë e bisedimeve të mundshme për paqe në Ukrainë, nëse politikanët evropianë duan që lufta të vazhdojë.
Duke folur në një konferencë për gazetarë krahas homologut serb para bisedimeve mes Shteteve të Bashkuara e Rusisë në Arabi Saudite të martën, kryediplomati rus tha se Evropa tashmë kishte pasur disa mundësi për t’u përfshirë në një zgjidhje për Ukrainën dhe se ai nuk di se si do të kontribuonin shtetet evropiane, nëse ato do të ftoheshin në tavolinën e bisedimeve, duke e marrë parasysh qëndrimin e tij për luftën, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.
Ka pikëpamje të ndryshme rreth Ukrainës në mesin e politikanëve evropianë, por shumica thonë se e duan atë që e quajnë “paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”.
Kryediplomatët e ShBA-së dhe Rusisë, Marco Rubio e Sergei Lavrov, pritet të takohen së shpejti për të diskutuar rreth zgjidhjes së konfliktit në Ukrainë.
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se së shpejti mund të takohet me homologun rus, Vladimir Putin.