Fjalët pas dënimit, nipi i Thaçit i reagon ashpër Çitakut

Veton Thaçi, nip i ish-presidentit Hashim Thaçi, i ka reaguar ushtrues së detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, pasi ajo e dënoi me fjalë aktgjykimin e sotëm të Gjykatës Speciale.

Çitaku, me reagim në rrjetin social Facebook, e quajti “të papranueshëm” aktgjykimin e Gjykatës Speciale ndaj Thaçit dhe katër të tjerëve për rastin e pengimit në drejtësi.

Reagimi në Facebook i Çitakut ka nxitur reagimin e nipit të ish-presidentit, Vetonit.

“Boll me statusa o zojë, veproni”, ka komentuar Veton Thaçi, djali i Nijazi Thaçit.

Përpos nipit të Thaçit, edhe dhjetëra komentues të tjerë e ‘masakruan’ në komente u.d. kryetaren e PDK-së. Komentuesit e kritikuan Çitakun për tërheqjen e Ligjit për Specialen dhe mungesën e veprimeve rreth Gjykatës Speciale.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME