Latifi: Po më pëlqen që SHBA-ja nuk e përfshiu BE-në në negociatat me Rusinë, po ma prish veç një gjë

Profesori i filozofisë dhe komentatori politik, Blerim Latifi ka thënë se i ka pëlqyer refuzimi i BE-së në negociatat e ShBA-së me Rusinë për luftën në Ukrainë.

Latifi ka thënë të martën se vetëm anashkalimi i Britanisë së Madhe nuk i ka pëlqyer edhe aq.“Thënë të drejtën disi po më pëlqen fakti se SHBA nuk e përfshiu BE-në në negociatat me Rusinë për Ukrainën. Kët’ ndjesi pëlqimi po ma prish veç anashkalimi i Britanisë së Madhe”, ka thënë Latifi.

Sipas Latifit, BE-ja e meriton të injorohet nga ShBA-ja.“Një BE që s’është në gjendje tash e 17 vjet me mbyllë kontestin e Kosovës me Serbinë, e meriton të injorohet. Një BE që nga një projekt bashkimi kombesh, është kthy në një mekanizëm bllokimi, të cilin anëtarët e saj e përdorin për interesat e tyre mesnike”, tha ai.

Ai përmendi edhe tregtinë e vendeve të BE-së me rivalin tregtar të ShBA-së, Kinën.“Një BE që e do sigurinë gratis nga Amerika dhe njëkohësisht edhe tregtinë me rivalët e saj tregtarë, si Kina. Një BE që ledhaton nji cub ballkanik si Vuçiqi dhe s”është në gjendje t’i bindë pesë shtete të saj se Kosova nuk mund të kthehet më nën Serbinë. Etj, etj”, shkroi ai.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here