LAJMI I FUNDIT: Kjo është marrëveshja që arriti Rusia dhe Ukraina

SHBA-ja ka njoftuar se është arritur armëpushimi mes Rusisë dhe Ukrainës vetëm për Detin e Zi.

Shtëpia e Bardhë ka publikuar detaje të bisedave me Rusinë dhe Ukrainës dhe ka njoftuar për marrëveshjen detare me të cilën do të mundësohet lundrimi i sigurt, eliminimin i përdorimit të forcës dhe parandalimi i anijeve komerciale për qëllime ushtarake në Detin e Zi.

Gjithashtu është bërë e ditur se dy shtetet janë pajtuar që të marrin masa për implementimin e një marrëveshje të më hershme për ndaljen e sulmeve ndaj infrastrukturës energjetike.

“Ukraina dhe Rusia gjithashtu do të vazhdojnë të punojnë drejt arritjes së paqes së qëndrueshme dhe më jetëgjatë”, thuhej në komunikatën e Shtëpisë së Bardhë.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME