Familja e njohur mitrovicase ka marrë lajmin e hidhur për vdekjen e familjarit të tyre.
Sot ka ndërruar jetë biznesmeni i njohur nga Mitrovica, Ismet Loxha, shkruan Jepi zë.
I ndjeri vite më parë kishte qenë edhe udhëheqës i doganës ndërsa kontributi i tij ishte i madh edhe përmes bizneseve të tij me punësim të qytetarëve.
Familjarët përmes një postimi kanë njoftuar se varrimi i të nderit bëhet sot në varrezat e qytetit të Mitrovicës, në Shipol me kohen e ikindisë, shkruan Jepi zë.
Ndërsa e pamja mbahet në shtëpinë e të ndjerit në rrugën “Nexhip Dragaj”, afër shkollës amerikane në lagjen Finadishtë.