Ky është pronari i furrës në Vushtrri, që e vrau ish-punëtorën e më pas edhe vetën

Një person i moshës 58-vjeçar, sot rreth orës 14:56 dyshohet se për motive akoma të paqarta, ka qëlluar për vdekje një grua të 42-tave, duke e lënë të vrarë, e më pas edhe duke kryer vetëvrasje, raporton GazetaDemos.

Rasin e ka konfirmuar edhe zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili tha se në cilësinë e provave materiale, është sekuestuar një armë pistoletë.

“Sot, rreth orës 14:56, policia ka pranuar informatën për një vrasje të ndodhur në fshatin Stanovc të Vushtrrisë. Bazuar në hetimet fillestare nga vendi i ngjarjes dyshohet se kryesi i veprës, dorasi 58-vjeçar me iniciale A.M., ka qëlluar për vdekje viktimën femër, 42-vjeçare me iniciale N.H., e më pas i dyshuari ka qëlluar edhe veten. Në cilësi të provave materiale në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar një armë pistoletë”, tha ai.Me urdhër të Prokurorit, dy trupat e pajetë dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Hetuesit policorë nën udhëheqjen e prokurorit po vazhdojnë hetimet për veprat penale ” Vrasje e rëndë ‘ dhe ” Vetëvrasje”.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here