26.7 C
Pristina
E shtunë, 22 Qershor, 2024

Ky është grupi që kreu vjedhje në Fushë Kosovë, nuk i shpëtuan as maskat – zbulohen nga kamerat

Siguria publike po cenohet nga krime të natyrave të ndryshme, duke përfshirë edhe rastet e vjedhjeve e grabitjeve. Hajnat shpesh bashkëveprojnë si grup dhe arrijnë të kryejnë të kapin para e gjësende me vlerë nga shtëpitë e bizneset e ndryshme. Një grup i tillë prej tre personave është kapur nga Policia e Kosovës dhe të njëjtit tashmë ndodhen në ndalim policor, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se tre të dyshuarit në bashkëkryerje kanë kryer veprat penale “Vjedhje e rëndë” dhe “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”.

Sinjali mëson ekskluzivisht se tre të ndaluarit janë Artan Gashi, Amir Feta dhe Besnik Gashi, që u zbuluan nga pamjet e kamerave të sigurisë dhe pas identifikimit, përfunduan në prangat e Policisë.

Rasti i parë për të cilin dyshohen ka ndodhur në fillim të muajt dhjetor, në një kompani në Fushë Kosovë, ku të dyshuarit kanë arritur të vjedhin kabllo elektrike që kapin vlerën e rreth 3 mijë eurove dhe të zhduken pa lënë gjurmë.

Ndërsa rasti tjetër ka ndodhur po ashtu në Fushë Kosovë, disa ditë pas vjedhjes që kanë kryer. Tre të dyshuarit, më 10 dhjetor, e kanë dëmtuar totalisht një veturë, që e gjetën të parkuar dhe gjithçka dyshohet se ishte bërë qëllimisht.

Dy incidentet u raportuan në Polici dhe si rezultat hetuesit arritën të siguronin prova lidhur me rastet, që ndihmuan në identifikimin e të dyshuarve.

Grupi i dyshuar veprat i ka kryer me plan të detajuar, duke u maskuar në vazhdimësi, por që as maskat nuk i shpëtuan.

Pas përfundimit të procedurave policore dhe intervistimit të tyre, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që tre të dyshuarit të dërgohen në mbajtje dhe ndaj tyre të ndërmerren veprimet e nevojshme brenda afatit ligjor.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Verified by MonsterInsights