Ky është burri që u gjet i vdekur në banesën e tij në Prishtinë

Një ngjarje e rëndë është raportuar të shtunën në Prishtinë, ku në një banesë në rrugën “Ilaz Kodra” një person u gjet pa shenja jete dhe nuk dihen rrethanat në të cilat ka vdekur. Lidhur me rastin, Policia tashmë ka nisur hetimet dhe është iniciuar rasti.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Bernard Smakollin, (51-vjeçar) vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Pas ekzaminimeve për shenjat vitale, mjeku ka konstatuar se viktima ka ndërruar jetë.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është cilësuar ‘Hetim i vdekjes’, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Verified by MonsterInsights